Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas një deklarate të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se në një lokal në Gjakovë nuk iu është shërbyer disa të rinjve egjiptianë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyratare në Facebook,, Pacolli ka thënë se të rriturt duhet të ua mësojnë fëmijëve se të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht origjinës.
“Ne të rriturit kemi përgjegjësinë t’u mësojmë fëmijëve tanë se të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht nga origjina.”, ka shkruar ai.