Fjalë Kyçe

Arrestohet një person, vodhi 6 mijë e 500 euro dhe një telefon në Mitrovicë

Arrestohet një person, vodhi 6 mijë e 500 euro dhe një telefon në Mitrovicë

Është arrestuar një person me inicialet G.D., 39-vjeçar në Pejë për veprën penale “Vjedhje e rëndë” më datë 26 qershor 2021 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se G.D., më 26 qershor kishte thyer dritaren e një automjeti, ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave në vlerë me 6 mijë e 500 euro dhe një telefon Iphone 6.

I dyshuari për “Vjedhje të rëndë” është dërguar në mbajtje për 48 orë.