Sot është shënuar Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.
Presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky alfabet i ka ofruar shqiptarët jo vetëm ndër vete, por edhe me Evropën.
“Me këtë alfabet u bë edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, ndaj gjuhën tonë duhet ta ruajmë, ta duam e ta kultivojmë, sepse siç thotë pjesëmarrësi i Kongresit të Manastirit, Mit`hat Frashëri: Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe!”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kanada në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax.