Policia e Kosovës ka dhënë më shumë informacione lidhur me arrestimin e një pronari të kompanisë në Gjilan për mashtrim në prokurim publik.
Sipas njoftimit i njëjti dyshohet se duke manipuluar me dokumentacion ofertues me përmbajtje të rreme kishte përfunduar si operator ekonomik fitues në një tender me vlerë 47,058.03 euro.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.