Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të marte, në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të kësaj partie është vendosur që të mbahen zgjedhjet e brendshme.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook.
“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021. Procesi zgjedhor përfundon me 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së.”, thuhet në njoftim.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Aleanca shpall zgjedhje në Parti
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021. Procesi zgjedhor përfundon me 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së.
Suksese të gjithë atyre që do të jenë pjesë e garës zgjedhore!
Urime Aleancë!