Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se sot për herë të parë nuk shkoi në seancën e Kuvendit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi i tha se ka disa faktorë që kanë shtyrë për të mos shkuar në Kuvend, për të cilat tha se i ka transmetuar “te lidershipi”,
“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sërë faktorë që më ka shtyrë të bëj këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”., ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë- votues
Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje.
Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë.
Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot.