Prindi Arianit Sllamniku është shprehur kundër vaksinimit të fëmijëve mbi moshën 12 vjeç.
Ai ka thënë që as ai vetë nuk e ka marrë vaksinën.
“Padyshim që jo, pasiqë nuk ka edhe të dhëna të sakta sa i përket pranueshmërisë institucionale në nivel global dhe botëror, pasi e njëjta vaksinë që i është sugjeruar shteteve të caktuara i është sugjeruar në fazën emergjente të përdorimit… prandaj nuk e ka marrë miratimin e plotë nga institucionet ndërkombëtare amerikane të cilët e kanë rekomanduar për përdorim emergjent. Prandaj meqë jemi në fazën emergjente ose eksperimentale mendoj që si prind duhet të kemi hezitimet tona”, u shpreh ai në klankosova.
“Nuk jam vaksinuar. Është në fazën eksperimentale deri në vitin 2023. Edhe vetë kryeministri Kurti ka thënë më (28 gusht 2021) në konferencë që edhe si i vaksinuar je bartës dhe shpërndarës i virusit, pastaj cili është qëllimi për t’u vaksinuar? Doktor Ilir Alimehmeti imunolog ka thënë që në momentin që trupi i njeriut përballet me një virus qelizat e memorizojnë atë virus dhe me përballimin e dytë të tij edhe nëse ke antitrupa të ulët, qeliztat memorizuese i ngritin ato në formë automatike. I kemi referenca shkencore”.