Policia e Kosovës e ka arrestuar një të mitur në Vushtrri, pasi i njëjti ka sulmuar dhe ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, shkruan Gazeta Express.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur dje në orën 12:15.
“Vushtrri, 24.11.2021-12:15. Njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka sulmuar dhe penguar zyrtaret policorë gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.