Kosova ka çuar ambasador të ri në Katar. Ai që do ta përfaqësojë Kosovën në Katar është Fuad Morina.
Ambasada e Kosovës në Katar ka njoftuar përmes një shkrimi në twitter se sot Moria ia ka dorëzuar letrat kredenciale Emirit të Katarit atje, H.H. Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.
“Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës, Fuad Morina, i dorëzoi letrat kredenciale Emirit të Katarit, H.H. Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani”, njofton @ARK_Doha në twitter.
The new ambassador of the Republic of Kosovo, Fuad Morina, submitted his credentials to the Emir of Qatar, H.H. Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani. pic.twitter.com/horB4KEKzf
— Kosovo in Qatar (@ARK_Doha) November 25, 2021