Familjari i nxënëses, Genta Mustafaj, që humbi jetën dje në sulmin me armë zjarri në Gllogjan, ka folur për ngjarjen që thotë se i ka tmerruar të gjithë.
Ai përmendi se sulmi është bërë nga një person me maskë i cili ende gjendet në arrati.
“Thotë që ka dal një njëri me maske me kapele me kallashnikov. Personi ka ik me qetësi. Lendi ka thirr babin e vet dhe kur ka shku ky…, ka qenë një masakër, tmerr, fëmija të tronditur”, tha për Klanin ky familjar.
Sipas tij të gjithë nxënësit kanë marrë trajtim mjekësor shkaku i traumave nga rasti.
Duke kërkuar zbardhjen sa më të shpejt të rastit, ai tha se “çdo minutë që ne nuk marrim informata për ne është i rëndë”