Inspekcioni i komunës së Prishtinës ka dënuar me 400 euro kompaninë që kishte vendosur reklamë mbi muralin e këngëtares Nexhmije Pagarusha në kryeqytet.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri i cili tha se reklama e cila ishte vendosur është hequr dhe kompania është dënuar.