Sot është bërë ceremonia e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan të Deçanit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë pranë familjeve Mustafaj e Hamzaj.
Haradinaj ndau disa fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku shihet se është përlotur nga ky rast.
“Dhembja është e përbashkët e drejtësia të vendoset sa më shpejt. Siguri duhet të ketë për secilin qytetar të vendit, që asnjëherë të mos përsëriten ngjarje të tilla. Faleminderit secilit për pjesëmarrje. Genta e Ledioni u prehshin në paqe!”, ka shkruar ai.