Fjalë Kyçe

Zëdhënësja e Qeverisë i përgjigjet Blendi Fevziut për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

Zëdhënësja e Qeverisë i përgjigjet Blendi Fevziut për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

Gazetari dhe publicisti nga Shqipëria, Blendi Fevziu, sot i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, lidhur me 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke publikuar foto dhe video nga një ekspozitë e gjësendeve të këtyre fëmijëve që gjendet në bodrumin e bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, duke kërkuar nga Kurti që këtë ekspozitë ta shndërrojë në muze.

Lidhur me këtë letër ka reaguar zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi.

Përmes një postimi në Facebook ajo ia ka përmendur Fevziut librin për këta fëmijë me titullin “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, të cilin kryeministri i Kosovës ia pati dhuruar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Burksel, por ky i fundit e pati refuzuar.

Kelmendi ka ironizuar me gazetarin Fevziu, duke thënë se “ndoshta ai ka qenë i zënë me pushime” në atë kohë.

“Librin për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë ‘Na ishte një herë që kurrë mos qoftë’, Kryeministri Kurti ia pat dhuruar Presidentit të Serbisë, Vuçiq, në Bruksel më 19 korrik 2021, por ai e pat refuzuar me nervozizëm. Ndoshta Blendi ka qenë i zënë me pushime atëherë…”, shkroi ajo në Facebook.