Pavarësisht vendimit të ri, masat mbesin pothuajse të njëjta me ato që ishin në fuqi paraprakisht.
Kësisoj, në territorin e Republikës së Kosovës ndalohet aktualisht organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve, festivaleve, koncerteve e ekskursioneve, përcjell lajmi.net.
Gjithashtu, pavarësisht numrit të personave, përveç veprimtarive të lartcekura, ndalohet edhe funksionimi i klubeve të natës.