Fjalë Kyçe

Prostituta shqiptare në Itali grabitet dhe hidhet nga makina në lëvizje, në gjendje të rëndë për jetën

Prostituta shqiptare në Itali grabitet dhe hidhet nga makina në lëvizje, në gjendje të rëndë për jetën

Një prostitutë shqiptare me iniciale D.C. 27-vjeç me banim në Torino është shtruar në spitalin e Chivasso me plagë të rënda, njëra prej të cilave i ka prekur kokën. Për këtë arsye ekipi mjekësor po e mban në koma .

Sipas mediave italiane ajo është dëmtuar pasditen e të hënës kur një person e kishte marrë të renë më forcë në makinë duke e tërhequr nga flokët. Pasi i ka marrë me forcë çantën ai e ka hedhur nga makina e cila ishte në lëvizje dhe u largua me shpejtësi.

Policia italiane është vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar me një makinë gri. E gjithë ngjarja është parë nga një tjetër shofer i cili po kalonte në atë rrugë kur pa skenën. Ai njoftoi policinë dhe ambulancën të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes përcjell abcnews.al

27-vjeçarja shqiptare ishte në gjendje të rëndë për jetën por arriti t’u tregojë policëve se çfarë kishte ndodhur duke dhënë një përshkrim të pjesshëm të burrit që e kishte dhunuar.