Fjalë Kyçe

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj shkëmbejnë puthjen e parë

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj shkëmbejnë puthjen e parë

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj kanë shkëmbyer puthjen e parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Ata shfaqën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin ndërsa janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Ditën e djeshme, Beatrix pranoi se ka kohë që e pëlqen por po priste një shenjë nga aktori.

“Më duket çdo gjë magjike. Shumë flutura në stomak, nuk e keni idenë. Fluturat janë gjithë kohës. Ka kohë që e pëlqej sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta.”, tha ajo. Afrimiteti i tyre ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pasi Donaldi shprehu dashurinë për Bora Zemanin.

Pak javë më parë, Donaldi i dhuroi dhe varësen e tij për përvjetorin e njohjes së tyre, përcjell abcnews.al.Nga ana tjetër dhe Beatrix është përballur me kritika pasi më parë ajo u shpreh entuziaste për dashurinë mes Borës dhe Donaldit.