Ditën e enjte një i dënuar shqiptar ndërroi jetë në Greqi, pasi vari veten.
Sot mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja.
Shqiptari ishte dërguar nga burgu i Malandrinos në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
Por në momentin e kthimit në burg, 38-vjeçari vari veten me lidhëse këpucësh brenda kafazit teksa automjeti ishte në lëvizje.
Shqiptari ishte dënuar për disa vepra penale. /Abcnews.al