Fjalë Kyçe

Traktori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari, lëndohet e bija 10 vjeçe

Traktori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari, lëndohet e bija 10 vjeçe

Një aksident m vdekje ka ndodhur sot në Fier ku një zetor ka rrëshqitur për shkak të lagështirës duke rënë në kanal. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit dhe është plagosur vajza e tij e mitur. E mitura, 10 vjeçe është dërguar në spital ku po merr mjekim.

“Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier“, raporton policia përcjell abcnew.al

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e të miturës.