Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”, mes dy veturave.
Reporteri.net ka siguruar videon nga ky aksident, ku shihet se ka dalë edhe policia, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk duhet të ketë persona të lënduar.