Fjalë Kyçe

Shqipëri/ 5 të vdekur dhe 172 raste të reja me COVID-19

Shqipëri/ 5 të vdekur dhe 172 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1440 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 172 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 190 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.