Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje nuk po merr pjesë ne mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Këtë e bëri të ditur një prej anëtarëve të komisionit për verifikim të mandateve, gjatë seancës së sotme inauguruese.
Nga 51 anëtarë të asamblesë komunale, të pranishëm janë 48.
Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës ka filluar në orën 10:25.
Aty janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe kryetari i ri, Përparim Rama.