Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë edhe zyrtarisht detyrën nga ish-kryetari Shpend Ahmeti.
Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Ahmeti ka thënë se kryetarin e ri e presin shumë punë e sfida, andaj është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë në çdo moment.
Që të dy madje kanë shkëmbyer shumë të qeshura, e edhe dhurata. Shpend Ahmeti ia ka dhuruar Ramës një tastaturë pa shkronjën P dhe R, ia kam hequr që mos me mund me shkrujt Përparim Rama’’, është shprehur Shpend Ahmeti.
Megjithatë, Përparim Rama qe i shpejtë dhe iu përgjigj se ‘’me P dhe R, shkruhet Prishtina’’.