Përparim Rama është betuar sot si kryetar i Prishtinës për katër vitet e ardhshme.
Pas betimit, s’ka munguar as urimi nga bashkëshortja e tij, Kristale Ivezaj Rama.
Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram, një video nga betimi i Ramës, ddhe ka shkruar në anglisht “Dita e inaugurimit”.
Rama me familjen e tij kanë jetuar në Londër, mirëpo pas fitores në zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, ai ka bërë të ditur se do të kthehen të jetojnë në Prishtinë.