Fjalë Kyçe

Ky është biznesmeni që dyshohet se fitoi afër 2 milionë euro tenderë me dokumente false

Ky është biznesmeni që dyshohet se fitoi afër 2 milionë euro tenderë me dokumente false

Pak më parë Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person nën dyshimin se ka fituar 1 milion e 900 mijë euro tenderë me dokumente false. Gazeta Sinjali ka mësuar se emri i të dyshuarit është Ismet Haziri.

Ismet Haziri është pronar i kompanisë ‘Globi’ dhe dyshohet që ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.