Fjalë Kyçe

Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj

Një person me inicialet L.A., 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti më datë 31 tetor dyshohet se ka kanosur dy persona të tjerë me inicialet S.M., 31-vjeçar dhe K.M., 22-vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e Policisë, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në tetor me datë 31, në fshatin Gërlicë të Ferzaj.