Për shkak të një mjeti të dyshimtë shpërthyes, për një kohë ishte ndërprerë qarkullimi në pikën kufitare në Merdare.
FSK ka bërë të ditur mjetin shpërthyes që ishte në atë vend.
“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg
Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA“, thuhet në njoftimin e tyre.