Fjalë Kyçe

A janë rrezik festat e fundvitit për përhapje të COVID-it, flet infektologu Ilir Tolaj

A janë rrezik festat e fundvitit për përhapje të COVID-it, flet infektologu Ilir Tolaj

Kosovarët tashmë për të dytin vit me radhë janë duke i festuar festat e fundvitit në kushte pandemi, sikurse e gjithë bota.

Por sa përbëjnë mundësi për infektim festimet në hapësira të jashtme apo ambiente të hapura, flet infektologu Ilir Tolaj.

“Në qoftë se po flasim për manifestimet dhe festimet e ambientit të hapur, atëherë ndikimi është minimal për mos me thane jo përfillës, kontaktet e ambientit të jashtëm për një kohë relativisht të shkurtër, nuk janë i nivelit të tillë të rrezikut”, tha Tolaj.

Por Tolaj nuk e ndan të njëjtin mendim edhe për festimet në hapësira të mbyllura e në ambiente me grumbullime të shumë personave.

“Kur është fjala për festimet që mund të bëhen në ambientin e mbyllur, atëherë aty ndryshon gjithë kuptimi i rrezikut, çfarëdo lloj grumbullimi i shumë personave në ambient të mbyllur për një kohë të gjatë e shton shumë fish mundësin që një burim i infeksionit, një individ i vetëm të infektojë shumë persona brenda asaj kohe”, tha Tolaj për Infokusin.