Fjalë Kyçe

Policia jep detaje nga vetaksidenti në magjistralen Gjilan – Prishtinë

Policia jep detaje nga vetaksidenti në magjistralen Gjilan – Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Slivovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila deklaroi se një veturë është vetaksidentuar.

Nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 17:00 ka ndodhë. Është vetaksident, është raportuar vetëm për dëme materiale”, deklaroi Ahmeti për reporterin.