Fjalë Kyçe

Shembja masive e dheut në rrugën Prizren-Prevallë, Totaj shkon në vendngjarje

Shembja masive e dheut në rrugën Prizren-Prevallë, Totaj shkon në vendngjarje

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka shkuar në rrugën Prizren-Prevallë, aty ku ka rrëshqitje të dheut.

Ai tha se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Nga personat kompetent për ngjarje të tilla, policia dhe ministria, kompetencë e të cilës është përkujdesja për rrugët regjionale, u informova se për fat të mirë nuk kishte të lënduar nga ky aksident.”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Totaj njoftoi se ka ofruar ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.