Fjalë Kyçe

Qentë endacakë ia masakrojnë mbi 100 shpezë podujevasit

Qentë endacakë ia masakrojnë mbi 100 shpezë podujevasit

Një banor nga Llapashticë e Epërme e Podujevës, ka treguar se qentë endacakë ia kanë masakruar mbi 100 shpezë.

Ai ka thënë se sulmi ndaj shpezëve të tij ka ndodhur të dielën rreth orës 5 të mëngjesit.

“Merrna që 17 vjet me shpeztari, kultivoj ma shumë qura, pula afrikane, të katunit, të dielën në mëngjes m’i kanë masakru krejt, mbi 100”, ka thënë Burim Havolli, pronari i shpezëve për klankosova.

Havolli shtoi se për këtë rast do të ankohet në komunë pasi i ka shkaktuar dëme të mëdha.