Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit N.A për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, nga neni 143 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari N.A është liruar nga akuza konform dispozitës 364, “pasi që gjykata nuk gjeti prova për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën ka qenë i ngarkuar sipas Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Kundër këtij aktgykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.