Fjalë Kyçe

Banorët prishin planet e produksionit, s’pranojnë të qëndrojnë deri në mars në shtëpinë e famshme

Banorët prishin planet e produksionit, s’pranojnë të qëndrojnë deri në mars në shtëpinë e famshme

Banorët në shtëpinë e famshme kanë hyr më 5 tetor, teksa në njoftim është bërë e ditur se ata do të qëndrojnë në shtëpi 100 ditë, teksa sonte është dita 71-të brenda.

Në ditën e parë në shtëpi hyn 14 banorë, e që nga fillimi kanë mbetur vetëm pesë banorë: Donald Veshaj, Ilir Shaqiri, Arjola Demiri, Monika Lubonja dhe Beniada Nishani, duke u eliminuar 9 të tjerët, e që më pas kanë hyrë: Sarah Berisha, Beatrix Ramosaj, Einxhel Shkira, DJ PM & Dagz (si një banor) dhe së fundmi, Big Mama.

Kujtojmë që, këngëtarja kosovare, Fifi dhe aktori Igli Zharka u larguan vetë nga shtëpia. Ndërsa i fundit që u largua ishte Sabian Medini, i cili ishte larguar edhe më parë, por që kishte ‘biletën-kthyese’.

Por, para pak ditësh, “Pamfleti” publikoi një lajm se reality-show do të zgjatej edhe tre muaj të tjerë.

Pra, nga fillimi i muajit janar që ishte përcaktuar si fundi i formatit të shtyhej der inë mars të vitit të ardhshëm. Kjo pasi produksioni i impresionuar nga shikueshmëria, që i kaloi të gjitha pritshmërinë, i bëri lakmues të fitimeve dhe audiencës, duke planifikuar zgjatjen e BBV-së, shkruan Pamleti, raporton Express.

Burime të afërta pranë ‘Top Channel’, kanë bërë me dije për “Pamfletin”, se në kuadër të këtij plani që ndryshoi rrugës, produksioni ka pyetur një e nga një të gjithë banorët e shtëpisë së famshme, nëse pranojnë që formati të zgjatet deri në mars, dhe jo në janar siç ata kishin firmosur në kontratë para se të hynin në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.

Mirëpo, shumica e banorëve nuk kanë pranuar, duke thënë se kanë lënë jashtë punë e kontrata që i duhet t’i vazhdojnë në Janar pasi të dalin nga BBV.

Iliri, njëri nga banorët ka thënë se ka shumë angazhime në Itali, duke nisur nga bizneset e tij të shkollave të baletit dhe e ka pamundur qëndrimin deri në muajin mars, e që të njëjtin argumenti pamundësie e kanë dhënë edhe banorët e tjerë.

Në këto kushte, produksionit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të vazhdojë me planin A, atë të përfundimit të këtij formati, që i bie të përfundoi më 10 janar – nata finale.

“Pamfleti”, ka mësuar gjithashtu se gjysmë-finalja do të mbahet më datë 1 janar, e jo më 31 dhjetor siç duhet të ishte.