Lulzim Basha iu ka bërë një tjetër thirrje demokratëve që të bashkohen në kuvendin e 18 dhjetorit, sipas tij, për të zgjedhur të ardhmen dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.
Sipas tij, PD-ja u krijua 31 vjet më parë për të ndarë të ardhmen nga e shkuara dhe ashtu do të jetë dhe në të ardhmen.
“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do të ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, ka shkruar ai./ A2 CNN