Fjalë Kyçe

Theret me thikë një femër në rrugën “B” në Prishtinë

Theret me thikë një femër në rrugën “B” në Prishtinë

Një femër është therur me thikë sot në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se lidhur me rastin ka arrestuar një femër.

“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër)”, ka thënë ajo, për telgrafin.

Ahmeti tha aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.