Fjalë Kyçe

Derisa po ngiste veturën në Gjakovë, e plagos veten me armë zjarri në këmbë

Derisa po ngiste veturën në Gjakovë, e plagos veten me armë zjarri në këmbë

Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Bujar Roka”kohë ka ndodhur vetëplagosje.

Nusret Gjurkaj nga Rajoni i Gjakovës, ka thënë se nga ana e emergjencës së qytetit është informuar policia për një person i cili është vetëplagosur me armë zjarri.

“Me të arritur në emergjencë patrulla ka intervistuar të dyshuarin ku i dyshuari deklaron se përderisa ishte duke u vozitur me veturën e dëshmitarit të lartëcekur në rrugën e lartëcekur i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmben e majtë. Nga ana e mjekëve, të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë”, tha Gjurkaj për reporterin.net

Ai po ashtu shtoi se është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhër të tij inicohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Perdorim i Armes“ dhe i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.