Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku, është ngritur në këmbë gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës, në shenjë nderimi për Nasim Haradinajn dhe për ushtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sadiku tha se është familjare e Haradinajt, teksa atij iu referuar si “i madhi Nasim Haradinaj”.
Më tutje, Sadiku ka bërë thirrje që të punohet për vlerat sublime të UÇK-së dhe që këto vlera të mos kontestohen, pëcjell express.
“Respekt si motër e veteranit të vërtetë që i bartë sfidat e granatës, si familjare e të madhit, Nasim Haradinaj, ne për ata njerëz ngritemi në këmbë. Respekt të pafund. Ato janë vlera sublime që asnjëherë nuk duhet të kontestohen por të punohet shumë për ata njerëz që dhanë edhe pjesë të trupit që ne sot të gëzojmë lirinë”, ka thënë ajo.