Fjalë Kyçe

Biznesmeni rrah gazetaren në Shqipëri, e mbyll me forcë në një objekt

Biznesmeni rrah gazetaren në Shqipëri, e mbyll me forcë në një objekt

Besarta Demushi është gazetarja e cila është rrahur nga dy persona me inicialet T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç në Tiranë.

24-vjeçarja e cila është e punësuar në televizionin FaxNews ka qenë në krye të detyrës në momentin që është rrahur.

Ajo ka qenë duke filmuar në rrugën “Hoxha Tahsim” një objekt për të cilin dy sulmuesit, njëri biznismen, kishin konflikt pronësie me një person të tretë.

Por, siç duket, ata janë ‘bezdisur’ nga filmimet dhe kanë ushtruar dhunë ndaj gazetares.

Gazetarja ka rrëfyer se si ndodhi e gjithë ngjarja, transmeton Sinjali.

“Më kanë tërhequr për të më nxjerr nga objekti së bashku me operatorin Majklen Sinka. Më pas na kanë mbyllur brenda objektit për disa minuta. Kanë ushtruar dhunë fizike po ashtu edhe ofendime banale. Vazhdimisht kanë ushtruar dhunë fizike duke na shtyrë me forcë. Për t’u vetëmbrojtur kam përdorur stativin e telefonit.