Fjalë Kyçe

Bixhozi ilegal në Karaçevë/ Policia jep detaje dhe publikon foto nga aksioni

Bixhozi ilegal në Karaçevë/ Policia jep detaje dhe publikon foto nga aksioni

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot me 15 dhjetor 2021, kanë ekzekutuar urdhërkontroll në fshatin Karaçevë, komuna e Dardanës.

Operacioni policor ka filluar që në orët e hershme të mëngjesit si rezultat i një hetimi në vazhdimësi dhe të bashkërenduar mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm dhe aktivitete tjera.

Në këtë rast janë arrestuar dy (2) persona të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Si vazhdimësi e operacionit janë kontrollu shtëpitë dhe objektet përcjellëse ku jetojnë të dyshuarit si dhe objektet tjera ku janë zhvilluar veprimtaritë e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Nëntëdhjetëegjashtë (96) aparate të lojërave të fatit, katër (4) shtëpiza kompjuterike, tre (3) llaptop , tre (3) monitor, dy (2) TV që janë përdorur për lojëra të fatit, një (1) pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me shtatëmbëdhjetë (17) fishekë , një (1) gjenerator si dhe 469,15 euro (të gjeturat në aparatet e lojërave të fatit).

Të gjitha aparatet (96 copë) dhe një (1) gjenerator sipas procedurave të parapara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.