Fjalë Kyçe

Dyshime për helmim, AUV largon dhe ndalon shitjen e mishit në një market në Prishtinë

Dyshime për helmim, AUV largon dhe ndalon shitjen e mishit në një market në Prishtinë

Dyshohet se një qytetar është helmuar nga mishi që kishte blerë në një market në Prishtinë.

Për këtë rast ishte informuar Policia e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, që ishin angazhuar për zbardhjen e këtij rasti.

Nga AUV i kanë se ka larguar nga marketi produktet me origjinë shtazore dhe ka ndaluar shitjen e tyre.

Po ashtu, nga sasia e mishit janë marrë tri mostra për analiza mikrobiologjike, për të verifikuar nëse helmimi ka ardhur vërtet nga mishi.

“Në bazë të ankesës së konsumatorit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dërguar menjëherë trupat inspektuese për të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, sipas procedurës për kontroll në rastet e lajmërimit të dyshimit në siguri të produkteve të caktuara.”

“Fillimisht në inspektim të lokacionit-marketit, produktet me origjinë shtazore për të cila është ngritur dyshimi janë ndaluar për tregtim dhe larguar nga raftet e shitjes. Nga kjo sasi janë marrë tri mostra për analiza mikrobiologjike. Po sa të dal rezultati do të vërtetohet se a ka dyshim në siguri të këtyre produkteve”, thuhet në përgjigjet e AUVK për Sinjalin.

Nga kjo agjenci kanë bërë të ditur se produktet do të mbesin të bllokuara derisa të dalin rezultatet e analizave mikrobiologjike dhe masat ndaj marketit në fjalë do të merren varësisht prej këtij rezultati.