Fjalë Kyçe

Zhduket një 6-vjeçare në Prishtinë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Zhduket një 6-vjeçare në Prishtinë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Melika Imishti, 6-vjeçare, nxënëse në shkollën “Hasan Prishtina”, ka humbur sot në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Lajmi është bëri i ditur në faqen “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”.

Sipas kësaj faqeje, ajo ka dalë një orë më herët nga shkolla, sepse mësimi ka përfunduar një orë më herët se zakonisht, për shkak të mungesës së ngrohjes.

“URGJENTE, luten Banorët e lagjes ‘Ulpiana’ në Prishtinë, në rast se rastisin në një vajzë të moshës 6-vjeçare, e quajtur Melika Imishti, le të shkruajnë, ju lutem. Për shkak të mungesës së ngrohjes, orari mësimor ka përfunduar një orë më herët dhe vajza në fjalë ka dalë nga shkolla ‘Hasan Prishtina’, rreth orës 15:20 dhe familja nuk mund ta gjejnë. Ju lutem në ndihmë. Rasti është denoncuar edhe në Polici”, thuhet në apel, përcjell sinjali.