Fjalë Kyçe

Lajmi i mirë/ Gjendet 6-vjeçarja që u zhduk sot në Prishtinë

Lajmi i mirë/ Gjendet 6-vjeçarja që u zhduk sot në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është gjetur gjashtëvjeçarja që humbi sot në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

“Është gjetur fëmija. Për detaje do të ju njoftojmë”, ka thënë për Express. zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti

Familjarët nuk kanë gjetur fillimisht fëmijën pasi ishte lëshuar më herët nga shkolla “Hasan Prishtina” shkaku i mungesës së ngrohjeve.

Në grupin “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” ishte bërë kërkesa për ndihmë dhe madje ishte njoftuar se është lajmëruar Policia e Kosovës.