Para pak minutash një veturë ka goditur një person në Vragoli të Prishtinës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i lënduari është polic.
Po ashtu të njëjtat burime thonë se polici ka qenë në orar të punës.
Ai ka qenë duke ruajtur në rrugë për përcjelljen e presidentit maqedon, Stevo Pendarovski, i cili ishte për vizitë në Kosovë.