Fjalë Kyçe

Rizvanolli: Po bëjmë përpjekje maksimale për të evituar shtrenjtimin e rrymës, por s’mund të garantojmë që s’do të ketë

Rizvanolli: Po bëjmë përpjekje maksimale për të evituar shtrenjtimin e rrymës, por s’mund të garantojmë që s’do të ketë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se Qeveria po bën përpjekje maksimale për të evituar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, por, sipas saj, nuk mund të garantohet se nuk do të ketë shtrenjtim.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, Rizvanolli tha se në rast se do të ketë rritje të çmimit të energjisë, Qeveria do t’u dalë në ndihmë qytetarëve të cilët janë me asistencë sociale, përcjell sinjali.

Ajo shtoi se do të vazhdohet me thirrje për kursim të energjisë, në mënyrë që barra financiare të jetë sa më e ulët për konsumatorët.