Dortmund ka marrë tri pikë të rëndësishme në Bundesliga.
Dortmundi arriti ta mund 3-0 në shtëpi skuadrën e Greuther Furth.
Erling Haaland shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar dy herë.
Ai shënoi për 1-0 nga penalltia në minutën e 33’, derisa për 2-0 shënoi në minutën e 82’.
Golin e fundit e shënoi Malen në minutën e 89’, përcjell express.
Pas këtij dygolëshi, Haaland ngjitet në kuotën e 13 realizimeve në kampionat (kryeson Leeandoeski me 18 gola), ndërsa skuadra pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Bayern.