Fjalë Kyçe

Kështu duket ngrohtorja e qytetit pas furnizimit me mazut

Kështu duket ngrohtorja e qytetit pas furnizimit me mazut

Nga sot, kaldajat e “Termokosit” po furnizohen me mazut.

Kjo kërkesë u bë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Drejtori i “Termokosit” Arsim Fetahu, ka thënë të mërkurën se mazuti do të funksionojë për ngrohje, por kjo do të ndotë ajrin e Prishtinës.

Ky vendim erdhi pas takimit urgjent mes Ramës dhe Fetahut pas ndërprerjes së ngrohjes nga “Termokosi” për shkak të mosfurnizimit me avull nga KEK-u, njofton Klankosova.tv.

I pari i kryeqytetit tha se më e rëndësishme sot për sot është që të ngrohen qytetarët për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në kryeqytet.