Fjalë Kyçe

Dy burra ia mbyllin gojën dhe e fusin me dhunë në veturë një grua në Fushë Kosovë

Dy burra ia mbyllin gojën dhe e fusin me dhunë në veturë një grua në Fushë Kosovë

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, dy burra e kanë futur me dhunë një grua në veturë, pasi që ajo i ndërpreu ata gjatë një konflikti verbal.

Në një video të cilën e ka siguruar Insajderi, shihet gruaja teksa ndërhyn gjatë konfliktit në mes dy burrave.

Derisa të dy i vërsulen gruas, njëri prej tyre ia vendos dorën në gojë dhe të dy bashkë e fusin atë në veturë duke e tërhequr me forcë.

Ajo dëgjohet disa herë duke kërkuar ndihmë.