Fjalë Kyçe

“Mr. Big” në telashe, dy gra akuzojnë për sulm seksual yllin e “Sex and the City”

“Mr. Big” në telashe, dy gra akuzojnë për sulm seksual yllin e “Sex and the City”

Chris Noth është një nga personazhet  e preferuara të “Sex and The City”, i fejuari historik i Sarah Jessica Parker në serialin e suksesshëm që u transmetua herën e parë në 1998, dhe përfundoi zyrtarisht në 2004, me disa filma që pasuan për të treguar aventurat romantike njujorkeze të Carrie Bradshow dhe shoqeve të saj.

Por aktori amerikan mund të kalojë një vit të ri plot probleme, për shkak të dy akuzave për abuzime seksuale, në dukje jo të lidhura me njëra tjetrën.

Identiteti i akuzuesve nuk behet ende i ditur, por thuhet se dy gratë, 40 dhe 31 vjeç, u janë referuar dy rasteve të ndodhura në Los Angeles në 2004 dhe në Nju Jork në 2015, përcjell a2cnn.

Aktori u është përgjigjur zyrtarisht akuzave përmes një postimi, ku ven në dukje se takimet me gratë ishin kondensuake. “Akuzat e bëra që i referohen edhe dekadave ë kaluara, janë totalisht një gënjeshtër. Akuzat mund të ishin  të 30 viteve ose 30 ditëve më parë, unë jam i parimit që jo do të thotë jo, dhe asnjëherë nuk kam kaluar atë linjë të kuqe”.

Noth është i lidhur nga viti 2002 dhe i martuar nga viti 2012 me aktoren kanadeze Tara Lynn Wilson, me të cilën ka dy fëmijë.