Fjalë Kyçe

Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të Ministrive të Mbrojtjes së Kosovës dhe Kroacisë

Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të Ministrive të Mbrojtjes së Kosovës dhe Kroacisë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Mario Banoziq, pati një vizitë zyrtare në Kosovë me homologun e tij, Armend Mehaj. Pas takimit u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të dy vendeve.

Ministri Mehaj tha se miqësinë me Kroacinë e kurorëzuan me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje transmeton Klankosova.tv.

“Si popuj dhe vende na bashkojnë sfidat e ngjashme në të kaluarën çka e forcon edhe më shumë miqësinë ndërmjet vendeve tona. Kjo miqësi e ka pasur momentin kulmorë me kontributin e njerëzve tanë në Luftën e Parë më shumë se dy dekada në Kroaci.” u shpreh Mehaj në një adresim për media.

Tutje ai tha se janë së bashku për të thelluar miqësinë dhe për të hapur rrugë për më shumë bashkëpunim.

Kurse Banoziq shpjegoi se pjesë e memorandumit është mbështetja e shtetit të tij për transformimin e FSK-së në Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Ne kemi filluar të takohemi shumë herët, sot është edhe një takim i cili konfirmon partneritetin tonë. Ne kemi nënshkruar edhe një Memorandum të Mirëkuptimit në mes të dy ministrive dhe me këtë po e fuqizojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Ne edhe ne fushën e mbrojtjes edhe industrisë së mbrojtjes e kemi thelluar bashkëpunimin tonë. Po ashtu jemi pajtuar që partneriteti i jonë do i shërbejë thellimit të bashkëpunimeve tona në fusha të ndryshme. Kroacia si një shtet euroatlantik mund t’i ofrojë ndihmë Kosovës në këtë drejtim,. Ne e përkrahim po ashtu anëtarësimin e Kosovës në institucione të ndryshme euroatlantike.”