Deputetja nga radhet e PDK-së, Ganimete Musliu i del në përkrahje deputetit të AKR-së Labinot Tahirit pas linçmit publik që iu bë ditë më parë, shkruan GazetaAlo.
“Kolegu im deputeti Labinot Tahiri perkunder linqimeve dhe pengesave, ai nuk po ndalet duke ju qendruar afer personave qe me se shumti kane nevoje” , shkruan Musliu në llogarinë e saj në Facebook.
Postimi i saj i plotë
Kolegu im deputeti Labinot Tahiri perkunder linqimeve dhe pengesave, ai nuk po ndalet duke ju qendruar afer personave qe me se shumti kane nevoje. Per humanizmin dhe angazhimin e tije te pandalshem javen qe shkoj u nderua me medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.
Sot i urova dhe e inkurajova te vazhdoj me pune te mira!
Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dekoruar deputetin Tahiri me medaljen Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, mirëpo ky veprim ngriti reagime të shumta negative nga figura të ndryshme nga shoqëria civile./GazetaAlo.