Fjalë Kyçe

Haradinaj viziton familjet e viktimave të sulmit në Gllogjan

Haradinaj viziton familjet e viktimave të sulmit në Gllogjan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjet Mustafaj dhe Hamzaj, fëmijët e të cilëve u vranë në tragjedinë e Gllogjanit më 26 nëntor të këtij viti.

Përmes një postimi në Facebook, Haradianj ka njoftuar se ka vizituar edhe familjen Turkaj, i biri i së cilës ishte plagosur në këtë sulm.

“Sot për vizitë te familjet e viktimave të tragjedisë që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.Me familjet Mustafaj e Hamzaj, jemi rritur, kemi jetuar e kemi ndarë bashkë gëzimet e fatkeqësitë, e ishim bashkë edhe gjatë Luftës Çlirimtare.Gjithashtu kam vizituar edhe familjen Turkaj në Dubravë, i biri i të cilëve Flianti, që pësoi në këtë tragjedi, po shërohet e forcohet dita ditës.Gjithmonë bashkë!”, shkruajti Haradinaj në Facebook.
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjet Mustafaj dhe Hamzaj, fëmijët e të cilëve u vranë në tragjedinë e Gllogjanit më 26 nëntor të këtij viti.